Kun Aguero rezulton pozitiv me Covid-19

 

Skuadra e Manchester City është një nga klubet me më së shumti raste të Covidit-19 gjatë këtij sezoni.

Sot klubi njoftoi se sulmuesi, Kun Aguero ka rezultuar pozitiv dhe po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Manchester.

 

 

Sulmuesi argjentinas pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Cityt ndaj Cheltenhamit të shtunën dhe ndaj West Bromit të martën më 26 janar.

Kujtojmë se të klubi i Cityt kishte raste të tjera, midis tyre ishte edhe sulmuesi brazilian, Jesus.

/RTV-Okarina/