Konfiskohen armë pa leje në Skenderaj dhe Runik

 

Në dy raste të ndryshme policia në Skenderaj konfiskojnë dy armë

Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Një armë e llojit pistoletë me shtatë (7) fishek është konfiskuar në rrugën “Ilaz Kodra”, pasi gjate kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur arma për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë

Ndërsa, si rrjedhojë e hetimit të një rasti të mëhershëm, në fshatin Runikë , është konfiskuar një armë e llojit pushkë–gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje .

Lidhur me të dy rastet, në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.
.