Kështu mund të aplikojnë për kompensim fermerët e prekur nga vërshimet

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, Kryetari Jashari tregon se vërshimet që ndodhën së fundmi në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë.

Gjatë këtyre ditëve Kryetari Jashari së bashku me stafin e tij kanë vizituar vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore.

“Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Jahshari

 

 

Ai ka njoftuar edhe për mënyrën e aplikimit, i cili bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021.

Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara.

/RTV-Okarina/