Kamishi: Gazeta e njohur me shkrime kundër UÇK-së, qenka aktivizuar me shkrime të pavërteta kundër meje

Shpifjet e vjetëra të pushtetit të ri janë për mjerim…!
Nuk mund të mbulohet paaftësia, nepotizmi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti me shpifje kundër deputetëve kritik.
Kurrë në jetë nuk i kam marrë 5 paga në muaj. Sigurisht vendet të punës që i kam ndrruar mund të jenë disa, por kurrë në jetën nuk i kam marrë 5 paga në muaj.
E marrë pagën e deputetit dhe të mësimdhënësit të Fizioterapisë, ndërsa pensionin invalidor ashtu siç e marr e jap për bursa për studentë tash e sa vite.
Pozitën në QKUK e kam të ngrirë, dhe e kam të deklaruar një pagë të vetme të marr në muajin shkurt (425euro), kur është shpërndarë Kuvendi i Kosovës dhe asnjë muaj tjetër pas dhënies së betimit për deputetë.
Nuk marr pagë vjetore në UP, jam paguar për orët e mbajtura në semestrin pranverore total 205 euro.
Gazeta e njohur me shkrime kundër UÇK-së, Bota Sot, qenka aktivizuar me shkrime të pavërteta kundër meje. Unë nuk shantazhohem,, as nuk friksohem e as nuk ndalem.
Këta gazetarë mjeranë e disa qakej të Facebook-ut duhet ta dinin se as sistemi i pagesave në Ministri të Financave nuk lejon të ekzekutohet më shumë se një pagë e plotë dhe një gjysëm page honorar.
Tashmë është e qartë se Iniciativa qytetare për Trustin dhe mbështetja që gëzoi në popull ka frikësuar pushtetin dhe ka aktivizuar të gjithë apartin e tij me shpifje e presion kundër meje. Me paskan vu në tabelen e shigjetës.
Për pesë mandate deputet nuk mund të gjejnë asnjë aferë korruptive as keqpërdorim timin, sepse për gjithë këto vite kam qenë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit tim.
Me Bota Sot, gazetën më anti UÇK dhe përçarëse që tash po i shërben pushtetit me shpifjez shihemi në Gjykatë.
Aty do të përballemi me të vërtetat, e jo gënjeshtrat tuaja pasi asnjëherë nuk i kam marrë më shumë se dy paga në muaj (sikur unë janë 80% e deputetëve të pushtetit) dhe nuk kam lokal me qira në Fushë Kosovë, qiraja nga Qami Group 200 euro ne muaj është pasi e kan dhënë shtëpinë për ndërtim të lartë, ndersa unë paguaj 400 euro qira në muaj nga data 01.03.2021.
Shpifni sa te doni, askush nuk beson në rrenat e juaj, janë konsumuar, ju ka dalë boja.
Unë kam angazhuar avokatin që fillimisht të adresoj ankesën në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës kundër “Bota Sot” dhe pastaj nese nuk reflektojnë shpifësit, shihemi në Gjykatë o mjerana, servil të pushtetit.