Gjimnazi “Hamëz Jashari” i bën dhuratë të veçantë Rifat Jasharit për 28 Nëntor

Stafi i Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skënderaj ka vizituar përfaqësuesin e familjes Jashari, Rifat Jasharin, shkruan rajoni.

Nxënësit e këtij gjimnazi kohët e fundit kanë treguar suksese të larta në kuadër të aktiviteteve të tyre që i kanë pasur në subjekte të ndryshme.

Një fushë, ku janë shfaqur shumë talentë të kësaj shkolle është arti.

Nxënësit kanë mahnitur me pikturimin e figurave të ndryshme historike, e në mesin e tyre edhe heronjtë legjendarë Adem, Hamëz e Shaban Jasharin.

Gjimnazi zgjodhi Festat e Nëntorit, që këto piktura t’ia japë si dhuratë Rifat Jasharit.