Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari vizitohet nga Komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Gjeneral Major Ben Corell

 

Vizita e në FSK, ka rikonfirmuar edhe një herë që SHBA vazhdon të jetë mbështetës i pa lëkundur në avancimin e FSK-së.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me stafin e tij ka pritur sot në vizitë komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell.
Në pritjen miqësore gjeneral Jashari së bashku me gjeneral e oficerë të lartë të FSK-së ka falënderuar gjeneralin Corell për vizitën dhe ka vlerësuar lartë Gardën Kombëtare të Iowa-s për kontributin e vazhdueshëm që po jep në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së.

Fillimisht, të dy gjeneralët kanë vizituar Regjimentin e Mjekësisë të Komandës së Logjistikës së FSK-së, ku është duke u realizuar trajnimi në ngritjen e kapaciteteve të mjekësisë ROL1 në FSK, ku kontingjenti nga Garda Kombëtare e Iowa-s është duke realizuar trajnim përgatitorë për validim të ROL1 të ekipit të dytë të FSK-së dhe validimin e ekipit për ROL2 të Iowa-s.

Vizita ka vazhduar në Regjimentin e Qëndrueshmërisë së Komandës së Logjistikës, për të parë nga afër kapacitetet e kësaj njësie dhe mundësitë e ndihmës dhe ngritjes së kapaciteteve me standardet më të larta të ushtrive moderne. Vizita e gjeneralit Corell në Kosovë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim për të parë nga afër aktivitetet e njësive të FSK-së, gjithashtu edhe vizita në vendet historike e kulturore.
#iowanationalguard
#StrongerTogether