“E ardhmja është këtu!”

Reperi nga Drenica, Don Xhon, pak ditë më parë ka bërë të ditur se nuk është më nën menaxhimin e “Gjoni Black”.

Nuk vonoi shumë dhe reperi na njoftoi se nën menaxhimin e kujt është tani.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Denis Avdiu ka bërë të ditur se reperi tashmë është nën menaxhimin e tij.

“E ardhmja është këtu! I lumtur që të lajmërojë dhe ta mirëpres artistin tim të ri, DON XHONI”, ka shkruar Avdiu në postimin e tij.

Kujtojmë që Denis Avdiu ka nën menaxhim edhe Butrint Imerin, këngëtari i cili ka shënuar suksese të mëdha.