Certifikohet fitorja e Joe Biden si president i SHBA

Kongresi sapo ka konfirmuar fitoren në Kolegjin Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Biden ka fituar ndaj Donald Trump me një rezultat të thellë për të marrë presidencën.

Numërimi i tre votave elektorale në Vermond i jep fitoren Biden dhe emëron automatikisht Kamala Harris si zv/ Presidente e SHBA.

 

 

 

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për  votat elektorale në Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.