Bekim Jashari: Prof Hamdi Nuredini kishte virtyte të larta njerëzore

Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve sot iu dha lamtumira e fundit ish drejtorit të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, në Skenderaj, veprimtarit që dha aq shumë për edukimin dhe arsimimin e shumë brezave të rinj të Drenicës, profesor Hamdi Nuredini, shkruan Okarina Press.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë përfaqësues të familjes heroike Jashari, baca Rifat me nipin Bekimin, i cili në rrjetin social facebook ka shkruar:

“Sot, bashkë me mixhën e dashur Rifat i dhamë lamtumirën e fundit ish drejtorit të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, Hamdi Nuredini, profesorit e veprimtarit që dha kontribut të pashoq në edukimin e gjeneratave të reja, në veçanti fuqizimin e gjimnazit duke e bërë atë një shkollë elitare dhe të preferuar nga secili nxënës i komunës sonë.
Profesor Nuredini kishte virtyte të larta njerëzore, njëri i urtë, i mençur, fjalëpak por vepra shumë, njëri i fjalës dhe besës.
Ai ishte shembull për të gjithë se si bëhen reformat në arsim, si punohet me përgjegjësi dhe vullnet të plotë në shërbim të vendit dhe shoqërisë.
Ai mesiguri do të mbetet përherë në memorien tonë kolektive si një njëri i veçantë me një jetë kushtuar arsimit.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Prof!”
Ngushëllime familjes Nuredini dhe të gjithë atyre që kishin fatin ta njohin të ndjerin Hamdi Nuredini!” /Okarina Press/