Istogasi me të dashurën nën 16 vjeç paraqitet në polici: Duam të bashkëjetojmë edhe pse prindërit nuk pajtohen

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç.

Në stacionin policor në Istog është paraqitur një çift, duke deklaruar se bashkëjetojnë edhe pa pëlqimin e prindërve të vajzës.


“Janë paraqitur në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare,të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet te prindërit e saj, ndërsa i  dyshuari pas intervistimit të lirohet me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.   /RTV-OKARINA