Arrestohen burrë e grua pasi u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull, pasi janë përleshur mes vete, duke kërkuar kështu edhe ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 07.09.2022, rreth orës 12:00, në Rahovec, raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull, kosovar, pasi janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.