AKR drejtë shuarjes në Skenderaj, largohet edhe kryetari i degës, Musa Dervishi

Sot, nëpërmjet një postimi në llogarinë Facebook, asambleisti i AKR-së në Skenderaj ka njoftuar që së bashkë më Kryetarin e degës, Musa Dervishaj, kanë dhënë dorëheqje nga AKR-ja.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Musa Dervishaj përmes telefonit për redaksinë e RTV “Okarina”.

Asambleisti Kajtazi ka thënë se mbetën të pavarur, ai nuk ka bërë të çartë nëse do aderojnë në ndonjë subjekt tjetër politik, pasi që Musa Dervishi ka qenë me herët pjesë e PDK-së së bashku më Agronin.

Ky është postimi i plotë i Agron Kajtazit:

“Sot edhe zyrtarisht, u larguam për të mos u kthyer më kurrë në AKR, bashkë me komandantin dhe kryetarin e kësaj dege z. Musa Dervishaj. Kontriburti i tij, për senzacion në komunën e Skenderajt, mbetet i lartë, i padiskutueshëm dhe i dukshëm.

 

 

Derën e kësaj partie, e gjeta përmes tij, pa marrë parasysh rrugëtimet e mia terciale, ligjerisht dhe moralisht, kam qenë pjesë e AKR-së, deri më sot. Tani si një “zog” në Qiell, mbetem i pavarur dhe natyrisht se nuk ngrejë pazare për vete.

Mbetem në punë, në aktivitete dhe shoqëri, i patjetërsueshëm, i njëjti dhe më shumë vullnet, per punë, për mirëqenje dhe ngritje të cilësisë së jetës, për të gjithë barabartë. Pas dorëheqjes së kryetarit, u rreshtova i pari, duke vazhduar dorëheqja edhe nga nënkryetarja dhe anëtarët e tjerë. Ata qe nuk e kuptojnë politikën, ndoshta nuk më mirëkuptojnë.

Ku do që jeni miq, shokë e dashamirë, ju falënderoj për mbështetjen e juaj, në çdo rrugëtim timin politik. Ua kam thënë dhe ua ritheksoj se nuk di me ba politikë, por Bardh edhe Zi, i dalloj për mrekulli. I juaji, me shumë respekt Agron Kajtazi”.

/RTV-Okarina/