Zgjedhet lojtari i muajit në Premierligë

Futbollisti i Manchester City, llkay Gundogan ka fituar çmimin ‘Lojtari i Muajit’.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Premierliga ka treguar se Gundogan e ka merituar dhe e ka fituar çmimin e më të mirit të muajit janar.
Gundogan shënoi pesë gola në këtë muaj, ndaj Chelseat, Crystal Palaces dhe WBA-së.

 

 

Si kundërshtarë për këtë çmim, mesfushori gjerman i ka pasur këta lojtarë: Craig Dawson, Jack Grealish, Brend Leno, James Maddison, Matheus Pereira, Bukayo Saka dhe John Stones.

/RTV-Okarina/