Vendoseni rripin e sigurimit, Policia vazhdon të mbetet në aksion

 

Po vazhdon operacioni i policisë për të kontrolluar shoferët se a janë duke e vendosur rripin e sigurisë.

Ky aksion që do të zgjatë deri më 15 mars po zhvillohet në kuadër të projektit Roadpol, Rrjeti Evropian i Policimit të Rrugëve.

“Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës me rastin e fillimit të këtij aktiviteti me 8 mars.

 

 

Policia e Kosovës ka theksuar se me veprimin e thjeshtë të vendosjes së rripit të sigurisë në mjetin tuaj, lëndimet e rënda dhe fatalitetet në përplasje mund të zvogëlohen në mënyrë dramatike.

/RTV-Okarina/