Vazhdon vaksinimi kundër virusit COVID-19 në Shqipëri

 

Vaksinimi në Shqipëri filloi së fundmi, e sot është dita e tretë e vaksinimit kundër virusit COVID-19 në këtë rajon.

Procesi vijon të kryhet sipas çdo rregulli dhe standardi të parashikuar, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Falë 975 dozave të para të siguruara të vaksinës Pfizer, mjekët, infermierët dhe epidemiologët do mund të vaksinohen për të pasur një armë më shumë në luftën kundër virusit.

 

 

Në ditën e tretë vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me COVID-19 të spitalit Infektiv, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga armiku i padukshëm.

Kujtojmë se ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre.

Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

/RTV-Okarina/