Therrje me thikë në Janjevë. Policia arreston dy të mitur

 

Pas sulmit me thikë të një personi në Janjevë, policia arreston dy të miturit e dyshuar për rastin.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë intervistuar në praninë e mbrojtësit dhe zyrtarit të punës sociale.

 

 

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pas marrjes së trajtimit mjekësor është liruar.

/RTV-Okarina/