“Telenovelës” Tuna-Patris tani i shtohen drama të reja, veprimi i fundit i këngëtares tregon shumë

Historia e këngëtares Tuna Sejdi me Patris Berishën është përfolur prej shumë kohësh në mediat rozë. Çifti janë aluduar gjatë për ndarje dhe ribashkime, ndërsa së fundmi Tuna ka trazuar përsëri rrjetin.

Ajo ka publikuar së fundmi disa foto të dy djemve të saj në Instastory, ndërsa në fund e përmbyll me një deklaratë pikërisht për baballarët.

“Baballarët e vërtetë i mbështesin fëmijët e tyre pas pasur nevojë që t’jua thotë ligji që duhet ta bëjnë”– thuhet në postimin e shpërndarë nga Tuna.

Ndërkohë postimi i fundi në profilin e Patrisit është një foto e tij me Robert Berishën.

Ndërkohë megjithëse nuk kanë bërë një deklaratë konkrete për raportin e tyre, vlen të thuhet se Tuna dhe Patrisi nuk ndiqen as në rrjetet sociale.

Tuna dhe Patrisi janë njohur në vitin 2016, ndërkohë që një vit më vonë janë bërë prindër për herë të parë, të një djali të quajtur Tian. Zen erdhi në jetë vitin e shkuar, kur çifti kishte vetëm pak muaj që i kishte shkëputur marrëdhëniet e tyre. Disa herë dy të rinjtë kanë tentuar për ribashkim, por duket se lidhja e tyre ka përfunduar njëherë e mirë, duke mos pasur më shpresa për një ribashkim. Daljet e Patrisit në media shumë të rralla. Edhe në ato pak raste ku ai ka folur, ka lënë gjithçka evazive sa i përket marrëdhënies me këngëtaren.

“Ende nuk ka kurrfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është e komplikuar, në rrjedhje të lirë”, u shpreh duke qeshur Patris Berisha vitin e shkuar.

Patrisi u pyet gjithashtu se si i mban tani kontaktet me nënën e djalit të tij, duke theksuar se komunikojnë përmes e-mailit.

“Tash vetëm me email komunikojmë se në telefon i kemi prishur marrëdhëniet. Me e-mail se me telefon ti pëlcet menjëherë dhe përlahesh, ndërsa në e-mail e fshin dhe e shkruan prapë dhe kështu e mban raportin të shëndoshë”, shtoi Patrisi.