Sot, 18 vite nga trazirat e marsit 2004

Me 17 mars 2004 për dy ditë rresht pati trazira në tërë Kosovën ku u vran 19 persona, 11 prej të cilëve shqiptarë dhe 8 sërb dhe mbi 900 të tjerë të lënduar.

Krejt kjo ndodhi pasi që me 16 mars në lumin Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën dy fëmijë shqiptarë. Shkaku i mbytjes së tyre asnjëherë nuk u sqarua, por në mbrëmje para kamerave disa fëmijë të mbijetuar thanë se ata u ndoqën nga serbët dhe u detyruan të ikin.

Të nesërmen, me 17 mars, në shumë qytete filluan protesta ku shumë shpejt eskaluan në dhunë ku pati të shtëna me armë, u doxhën shtëpi të shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës, por edhe të objekteve fetare serbe në pjesët tjera të Kosovës.

Në shenjë hakmarrje serbët doxhën disa xhami në Serbi.
Duket se këto trazira ”i zgjuan nga gjumi” ndërkombëtarët për ta zgjidhur statusin përfundimtar të Kosovës.

Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, i dha detyrën Kai Eide, që të hartonte një raport për situatën në Kosovë.
Pas shumë vizitave në Kosovë dhe në Ballkan, Eide u takua me përfaqësues të të gjitha partive politike, komuniteteve, feve etj, në vitin 2005 e dorëzoi raportin e tij për Kosovën.

Në këtë raport norvegjezi Eide rekomandon se ka ardhur koha e bisedimeve për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
Pak ditë më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan.

Bazuar në këtë rekomandim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran me 17 shkurt 2008.