Ndodh edhe kjo! Majlinda Kelmendi humbet mundësinë për medaljen e artë

 

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është mposhtur në gjysmëfinale nga francezja Amandine Bouchard.

Pas një lufte interesante që zgjati më shumë se 9 minuta, Kelmendi mori karton të kuq nga gjyqtari derisa francezja fitoi me Ippon.

 

 

Kelmendi tani do të kërkojë medaljen e bronztë në Masterin që po zhvillohet në Doha të Katarit.

/RTV-Okarina/