Ministrja Haradinaj-Stublla i bënë thirrje diasporës si të votojnë me postë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një video-mesazhi, u ka bërë thirrje qytetarëve tanë që jetojnë e veprojnë në diasporë që të dërgojnë pa vonesë votat e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.


“Diasporë e dashur, është koha që ju të dërgoni në vend vullnetin tuaj të shprehur përmes votës është afër përfundimit. Që ky vullnet të bëhet pjesë e rezultatit zgjedhor ju duhet pa vonesa ta dërgoni përmes postës votën tuaj në KQZ”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.