Messi: Jam krenar që kam zhvilluar gjithë këto ndeshje në fanellën e Barcelonës

 

Lionel Messi është shprehur krenar që  ka zhvilluar 750 ndeshje për Barcelonën gjatë karrierës së tij të bujshme.

Sulmuesi argjentinas Messi, është pjesë e Barcelonës që prej fillimit të karrierës dhe në fundjavë kundër Huescas, e arriti shifrën e jashtëzakonshme, duke arritur 750 paraqitje për katalonasit, ku 500 prej tyre i ka zhvilluar vetëm në La Liga.

Tani vetëm Xavi ka më shumë paraqitje se ai, 505 në La Liga dhe 767 në përgjithësi për Barcelonën.

 

 

Duke folur për Diario Sport në lidhje me këtë arritje, Messi e shprehu krenarin për arritjen e një rekordi të tillë: “Është krenari ta arrish këtë numër ndeshjesh në fanellën e Barcelonës”.

Ai  ka shënuar 644 gola gjatë kësaj kohe dhe  ka fituar plotë 10 tituj në La Liga dhe 4  trofe në Ligën e Kampionëve.

/RTV-Okarina/