Kush është politikani më i preferuar sipas PIPOS

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është cilësuar si politikanja me notën më të lartë në matjet e fundit të opinionit publik me 3.01%.

I dyti në matjet e opinionit publik të realizuara nga PIPOS del se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është politikani i dytë më i vlerësuari në vend me 2.82%.

Pas tij janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me 2.3% dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me 2.07%.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1050 respondentë dhe prezantuar në Rubikon në Klan Kosova.