Kryetari më pozitiv ‘Dilsha n’fotografi, ma shkrujshin cili o’ qeni’ –Lladrovci ia kthen përgjigjen epike komentuesit

Ramiz Lladrovci u lind më 3 Janar 1966, në Shkabë (ish-Gllanasellë) të Drenasit.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Dritan (ish-Dobroshevc), shkollimin e vazhdoi në Drenas, ndërsau diplomua në Gjimnazin “Jeta e Re” të Therandës. Ka diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.
Në vitin 2005 ka përfunduar kursin pasuniversitar “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci“, në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë.
Në mars të vitit 2008, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndoqi studimet pasuniversitare dhe mori titullin master, me temën: “Trajtat dhe organizimi i shoqërive të kapitalit në Kosovë“.
Nga viti 2013 ka ndjekur studimet e doktoranturës në Fakultetin Juridiktë Universitetit të Prishtinës.
Ramiz Lladrovci është një prej  themeluesve të  strukturave të para të rezistencës së armatosur, më vonë, bashkëthemelues i UÇK-së dhe pjesëtar i saj deri në përfundim të luftës. Ka dhënë kontribut të shquar në masivizimin dhe mobilizimin e UÇK-së në Kosovë dhe në Perëndim.
‘Dilsha n’fotografi, ma shkrujshin cili o’ qeni’ – Ramiz Lladrovci ia kthen përgjigjen epike komentuesit sepse e folura e tij eshte karizmatike dhe njerezit e kane ofenduar.