Ja notat e Haradinajt, ky ishte suksesi i tij në shkollë(Video)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkollimin e kishte kryer në gjimnazin që atë kohë quhej “Vëllezërit Frashëri”në fshatin Rezallë.

Profesori i gjeografisë, Bajram Dacaj që tashmë është në pension ka ndarë kujtime për kreun e AAK-së që dikur e kishte nxënës. Ai ka thënë se Haradinaj ka qenë nxënës shembullor me të gjitha pesëshe.

“Haradinaj ka qenë nxënës shembullor, që nga klasa e parë e deri në gjimnaz i ka pasë të gjitha 5-she. Kjo dëshmohet edhe në dëftesat e tij. Vëllezërit Haradinaj kanë qenë nxënës shumë të sjellshëm e të urtë, nuk kam pasë nevojë me ju tërhjek vërejten asnjëherë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ramush Haradinaj, ishte komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit. Ai pas përfundimit të luftës themeloj partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në fund të vitit 2004, Ramush Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës për herë të parë pas një koalicioni që AAK-ja kishte bërë me LDK-në e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Po ashtu Ramush Haradinaj u bë kryeministër i Republikës së Kosovës, nga nëntori i vitit 2017-të e deri në me datë 19 korrik 2019, ku dha dorëheqjen e parevokueshme pasi ishte thirrur per tu marrë në pyetje si i dyshuar në Dhomat e Prokurorisë Speciale të Hagës.