Emocionuese: Fejohet djali i Ukshin Hotit, i propozon brenda detit të dashures

Është fejuar ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti.

Lajmi është bërë i ditur nga vet ai me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ai i ka propozuar partneres së tij, Kaltrina Zeka, në një mënyrë të veçantë derisa ndodhen në pushime së bashku.

“Tha Po. Sot, i premtova Kaltrinës që do ta ndaj jetën me të deri në përjetësi. 23.07.2022”, ka shkruar ai.

Në propozimin e bërë nën ujë, shihet teksa mban në duar një letër ku shkruhet në gjuhën angleze: “A pranon të martohesh me mua?”.

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miqtë, të afërmit e ndjekësit në Facebook.