“Drejtoresha i Gjimnazit Hamëz Jashari pa asnjë ditë përvojë pune”?

Hajdar Beka 5 vite kontribut në menaxhimin e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj. për 5 vite u mundua të jap mundin, dijen dhe kontributin  në mënyrën më të drejtë për secilin që pati nevojë dhe për të nderuar emrin e këtij gjimnazi që mbanë emrin e heroit kombëtar “Hamëz Jashari”.

Ai zyrtarisht e dorëzoi këtë detyrë tek znj. Gisela Shala.

Nuredin Lushtaku nga Lista IDEAL reagoi në postimin e tij në FB:

“Politizimi i skajshëm i arsimit në Skënderaj: Drejtori i Gjimnazit “Hamëz Jashari” pa asnjë ditë përvojë pune!

Arsimi është shtylla kryesore e një shoqërie të shëndoshë, të cilit duhet t’ia ruajmë pavarësinë dhe cilësinë nga ndikimet e mundshme të politikës dhe grupeve të interesit të lidhura me politikën. Politika duhet të ndikojë në përmirësimin e kushteve dhe cilësisë nepër institucionet arsimore, jo të ndikojë dhe të perzihet në punët e brendshme të tyre, duke u nisur nga rekrutimi i mësimdhënësve e deri të përzgjedhja e Drejtorëve të shkollave pa kritere dhe me ndikime politike.
Si rast flagrant dhe shqetësues të qeverisjes komunale në Skënderaj mund ta përmendim zgjedhjen e Drejtorit të shkollës së mesme në Gjimnazin “Hamëz Jashari” pa asnjë ditë përvojë pune në arsim.
Gjimnazi Hamëz Jashari ka mjaft mësimdhënës me pervojë të gjatë udhëheqëse në arsim të cilët do të menagjonin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë shkollë, e cila mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Hamëz Jasharit, jo të udhëhiqet nga një drejtor që asnjë ditë nuk e ka kapur ditarin në dorë.
Kërkojmë nga Inspektoriati i arsimit që të bëjë mbikqyrjen e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Komunën e Skënderajt dhe të ndalojë këtë krim që është duke u bërë me arsimin në Skënderaj.”/ OkarinaPress/

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti që thotë "Mat Broj Népunési Employee Sluzbenik 976121 Gisela Shala Drejtore/ e/l Shkolles sẽ Mesme tẽ Larte Prim Nếp Ditelindja/ Birthday Rodendan 20 Maj 1986 E13-6.3/661.50/ Sindikata Syndicate /Sindikat 0 0.00€ Porez 40.64€ Eksperienca Experience Staz Years Godina Value/ Iznos 0 0.00€ Nenshkrim Arsimi mesem"