Deputetja britanike e quan Daçiqin “Sloba i vogël”

Pas lëshimit të sallës nga e mbijetuara e dhunës seksuale, Shyhrete Tahiri – Sylejmani, kjo për shkak të prezencës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftë, ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns.

Ajo e ka cilësuar si gabim ftesën e Daçiqit në këtë konferencë, duke shtuar se ai nuk ka kërkuar falje për krimet seksuale.

Kearns, madje e ka quajtur Daçiqin edhe “Slloba i vogël”.

Postimi:

“Regjimi i Millosheviçit pa përdhunimin e 25,000+ grave muslimane me krime të industrializuara seksuale të luftës në kampet e përdhunimeve. ‘Sloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiqit, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues” ka shkruar ajo në Twitter.