Falënderimi nga polici Lulzim H Geci Një Mesazh për Qytetin e Skenderaj-it

 

Të dashur qytetarë të Skenderaj-it

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj gjatë periudhës që kam shërbyer si pjesëtar i forcave të policisë në qytetin e Skenderaj-it . Është një nder dhe privilegj që kam pasur mundësinë të punoj me një komunitet kaq të mrekullueshëm dhe të përkushtuar.

Gjatë viteve që kam kaluar këtu, kam përjetuar momente të shumta që do të mbeten gjithmonë në kujtesën time. Kam mësuar shumë nga ju dhe jam mirënjohës për çdo bashkëpunim dhe ndihmë që kam marrë nga qytetarët dhe kolegët e mi. Së bashku, kemi punuar për të siguruar një mjedis më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

Ndërsa tani  filloj kapitullin tim të ri në Prishtinë  ku do ta mbaj gjithmonë me vete përvojën dhe kujtimet e mira nga  qyteti Skenderaj . Ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj dhe shpresoj që rrugët tona të kryqëzohen përsëri në të ardhmen./OkarinaPress/