Bima e cila shërben si përpunues i ujërave të zeza, si material energjetik dhe material ndërtimor

 

Kallami energjetik miskantus ( kallami kinez ose veshi i elefantit) është bimë që përpunon ujërat fekale, pas së cilave mbetet lymi i neutralizuar që është i shkëlqyeshëm si pleh artificial. Nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë.

Miskantusi (Miscanthus) rrjedh nga vise të gjera të Azisë. Popullon vise të regjioneve tropikale dhe subtropikale në ujëdhesat e Oqeanit të Qetë dhe në regjionet mesatarisht të ngrohta dhe subarktike. Në Evropë është sjellë në fillim të shekullit XX dhe që nga atëherë sipërfaqet e mbjella me këtë bimë vazhdimisht rriten. (Polonia 4000 ha, Britania e Madhe rreth 10.000 ha)

 

 

Më së shumti përdoret hibridi Miscanthus giganteus (Miskantusi Gjigant). Kjo është bimë shumëvjeçare me biomasë mjaftë të vëllimshme mbi tokësore dhe me trung që rritet deri në 3 m. Kjo bimë ka potencial të madh për prodhimin e bio-energjisë. Kallami energjetik miksantus është në gjendje që, përveç ujërave fekale të përpunojë edhe metalet e rënda!.

Është lëndë e parë e shkëlqyeshme për biomasë dhe për industrinë ndërtimore. Ka cilësi të njëjta sikur edhe shelgu energjetik. Për nevoja të një vendbanimi për shembull 15.000 banorë, nevojitet të mbillen 7 deri 8

hektarë kallam kinez dhe ky është një investim prej 12.000 deri 13.ooo euro me këtë arrihen të ardhura të pastra 6400 euro ose 800 deri 900 euro për hektar. Sistemet tjera moderne për pastrimin e ujërave të zeza për një vendbanim të tillë kushtojnë tre deri pesë milionë euro dhe nuk sjellin të ardhura.

 

 

 

 

Të ardhurat që kjo bimë krijon kanë të bëjnë me një përparësi të madhe tjetër, dhe kjo është kultivimi. Bima për një hektar jep 40 deri 80 tona fryt, që më së shumti përdoret për prodhimin e briketit dhe briketi ka energji të lartë ngrohëse. Një hektar i mbjellë me këtë bimë mund të jep briket për 7 deri 8 banesa, kurse sasi e dioksidit të liruar të karbonit është – Zero! Një mbjellje e kallamit shfrytëzohet 25 deri 30 vite vijuese. Është shumë e qëndrueshme ndaj acarit dhe akullit. Kur të mbjellim kallamin, vitin e parë duhet të plehërohet nga barishtet dhe pas kësaj nuk nevojë të plehërohet më.

Cili është destinimi themelor i kësaj bime? Destinimi i miskantusit është para se gjithash për prodhimin e energjisë dhe bima kultivohet me qëllim që biomasa mbitokësore e saj ose ndonjë pjesë tjetër e saj të digjet në termoelektrana ose në sisteme të ngrohjes. Me djegien e një biomasa të tillë ofrohet mundësia që të ulet misioni i gazit të kopshtit të qelqtë – CO2. Dioksidi i karbonit që lirohet me rastin e djegies, më parë është fiksuar me bimë. Miskantusi liron 7,5 herë më pak sasi CO2 për kë/h të rrymës së prodhuar në krahasim me thëngjillin. Vlera ngrohëse e kashtës së kallamit është rreth 17 MJ/kg.

 

 

 

 

Karakteristikat e djegies së maksantusit janë më të volitshme në krahasim me kashtën e drithërave të bardha dhe janë të ngjashme me karakteristikat e drurëve të pyllit. Ka prodhim të lartë për hektar (204 GJ/ha), më shumë se shelgu dhe plepi (168 GJ/ha), nga biodizeli nga fryti i kolzës (27 GJ/ha). Rendimenti i kashtës se miskantusit ngadalë rritet deri në vitin e 4 –të, kurse më vonë gjatë 15 viteve, rendimentet tejkalojnë 20 tonë/hektari dhe me agroteknikë maksimale edhe tepër më shumë.

Futja e miskantusit në prodhimin e rregullt bujqësor mund të bëhet duke shfrytëzuar mekanizmin standard të bujqësisë. Varësisht nga mënyra e fitimit të energjisë në termoelektrana, biomasa e përgjithshme mbitokësore paketohet ose grimcohet. Për shkak të cilësisë specifike që ka, kashta e miskantusit përpunohet në briket ose pelet.

Hibridi që rritet shpejt Miskantusi (sinesis) giganteus është i njohur si kallam kinez ose si bar elefanti, në saje të rritjes së shpejtë me një angazhim minimal dhe me një harxhim të vogël. Ky kallam paraqet material ideal që të përdoret si resurs me cilësi të lartë (për shemb. Në industrinë e automobilave ose të ndërtimtarisë). Përveç kësaj, , për shkak të efektit të madh sipërfaqësor, miskantusi është zëvendësim praktik për drurin ose vajin për ngrohje. (1 hektar zëvendëson prej 4.000 deri 9.000 litra vaji për ngrohje).

 

 

Kultivimi i tij Koha e mbjelljes është në prill-maj. Preferohet që mbjellja të bëhet me makinën e përshtatur që shërben për mbjelljen e patateve (gypi përcjellës prej 15 deri në 20 cm), kurse sipërfaqet e vogla mund të mbillen edhe me dorë. Rizomat duhet të mbillen në thellësi prej 4 cm në tokë të lehtë, kurse në tokë të rëndë deri në 8 cm thellësi dhe pastaj toka duhet të ngjeshet mirë. Distanca midis radhëve duhet të jetë 1 x 1 m.

Mbillet në tokë që e përçon- lëshon ujin, që mundëson edhe lëshimin e mirë të rrënjëve. Toka ranore, uji i ndejur dhe thatësirat e gjata verore ndikojnë negativisht në rendimente. Kjo bimë në deceniet e fundit gjen përdorim të gjerë në vendet evropiane, posaçërisht në familje fshatare, të cilat e mbjellin që t’u përpunojë ujërat e zeza, por edhe për t’i shndërruar tokat jo pjellore, në toka pjellore. Është fakt se shndërrimi i tokës jo pjellore, në tokë pjellore nuk mund të bëhet aty për aty, për një ditë e për një natë. Por gjithsesi në kohë afatgjate shpaguhet, posaçërisht në rastet kur kemi gjithnjë e më pak sipërfaqe të përpunuara dhe shtim drastik të numrit të banorëve n Planetë.

Për të gjitha ato që u thanë më lart, si duket, për kallamin kinez po vijnë “kohëra të arta”.