Aksident i rëndë në Prishtinë, tre persona me lëndime trupore

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me aksidentin i cili ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com, se sot rreth orës 01:30, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Sipas Ahmetit, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë-aksidenti”, tha Ahmeti.