Raba Behrami i mbush 96 vite, nëna që i’a dha Kosovës djalin e hastretit

Raba Behrami nëna që i’a dha Kosovës djalin e hastretit sot feston datëlindjen e 96, këtë e ka bërë të ditur Fatoni nipi i Rabës nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “facebook”.


“Është e vështirë të gjinden fjalë për të përshkruar vuajtjet dhe sakrificën e gjyshes Rabë” shkroi Fatoni

Gjithashtu ai shtoi duke thënë se sakrifica dhe vuajtjet e gjyshes Rabë janë të shumta, kjo Kosovës i’a dha djalin e vetëm të hastretit, Smajlin.
Dhe në fund ai i dëshiroj shëndet të plotë edhe shumë vite tjera. /RTV-OKARINA