Kosova ka shënuar fitore të madhe ndaj Izraelit 1-0. Të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në praninë e rreth tre mijë shikuesve dhe në nje fushë shumë të rënduar, Kosova e fitoi ndeshjen e shtyrë të kualifikimeve për Euro 2024.
Kjo fitore mund të ndikojë në moralin e ekipit dhe të rrisë besimin e tyre për ndeshjet e ardhshme
Fitoren e siguroi goli i Rashices në minutën e 41-të ku ai shfrytëzoi më së miri topin e marrë me kokë nga Vedat Muriqi dhe shënoi gol të bukur pasi kaloi një mbrojtës kundërshtar.
Kosova ka krijuar shumë raste, por edhe kanë shpërdoruar shumë. Në fund vendimtar doli të jetë goli i Rashicës.
Për Kosovën kjo është fitorja e dytë rresht në kualifikimet pas fitores më 12 tetor në Andorrë me rezultatin 3:0.
Në përgjithësi performancën e mirë të lojtarëve të Kosovës në fushë, duke shtuar se ata kanë dominuar plotësisht ndaj Izraelit. Megjithatë ka dhe disa sfida duke përfshirë lëndimin e Vedat Muriqit kapitenit të kësaj ndeshjeje,mungesat e Amir Rrahmati Edon Zhegrova Mergim Vojvoda
Pikët aktualisht vendosin Kosovën në pozitën e katërt në grup me dhjetë pikë nga tetë ndeshje. Pas kësaj fitore, ata do të luajnë në udhëtim ndaj Zvicrës më 18 nëntor dhe do të përballem me Bjellorusinë më 21 nëntor për mbylljen e kualifikimeve./OkarinaPress/