Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.
“HETIM I VDEKJES – Istog 08.08.2022 – 04:50. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, një foshnje është zhvarrosur më 05.09.2022 dhe është dërguar në IML për autopsi. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.