Si i largoj pensionistët nga zyra që vet ua kishte dhënë Fadil Nura

 

Pushteti i Fadil Nures në Skenderaj, ka mbyllë zyrën e pensionistëve dje në orët e paraditës duke i hedhur bukfalisht ata në rrugë, shkruan portali rajoni.org.

Sipas burimeve të portalit rajoni, zyrja që gjendet ne Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj i është ndërruar cilindri i bravës me qellim që të ju pamundësohet qasja kësaj kategorie të çmueshme të shoqërisë në këtë objekt.

Lidhur më arsyjet e mbylljes së kësaj zyre nuk kemi marrë kurrëfarë reagimi të shoqatës së së pensionistëve në Skenderaj e as komunës mirëpo jo zyrtarisht rajonu ka mësuar që kjo ka ndodhur për shkak se komuna aty mendon te vendos një OJQ, tjetër.

Kujtojme së Kryetari aktual gjatë fushatës kësaj kategorie u kishte premtuar se do të ju bëjë zgjedhje afat gjatë sa i përket zyrës, mirëpo ne bazë te asaj çka ka ndodhur dje ky po del të jetë një mashtrim i radhës i kryetari Nura.

Në Skenderaj, pensionistet prej kohës së qeverisjes se Ramdan Gashit, kjo kategori gjithmonë ka pasur ankesa të arsyeshme për zyrë dhe qe nga ajo kohë pushtet në Skenderaj me ta janë marrë vetëm kur ju kanë dashtë votat në fushatë./Rajoni.org/