Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, është parë sot në qendër të qytetit, më saktësisht pranë Komunës së Mitrovicës.
Ndonëse ai ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së tij, Fadil Nura, nuk u pritën nga asnjë udhëheqës i Komunës në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.
Sami Lushtaku u shëtit rrugës afër munës, por kreu i Mitrovicës nuk e ftoi në takim as atë e as Fadil Nurën.
Por, Lushtaku e Nura nuk mbetën të vetëm, pasi ata u shoqëruan nga disa biznesmenë pak të njohur të Mitrovicës e Skënderajt.
“Jepi zë” ka siguruar edhe një fotografi ku shihet me një grumbull personash, teksa llafosen në rrugën afër Komunës.
Kujtojmë se Lushtaku hapte kurdo derën e Komunës në kohën e Avni Kastratit, ndërkaq çonte përpara agjenda biznesore gjatë kohës së Agim Bahtirit.