Kjo është arsyeja e mbylljes së Rita Ores për dy javë në një hotel të Australisë

 

Rita Ora do të detyrohet të mbyllet dy javë në një hotel në Australi pasi të mbërrijë në këtë shtet për të marrë pjesë në ngjarjen për zbulimin e talenteve të reja “The Voice”.

Këngëtarja 30-vjeçare do të detyrohet të respektojë masat antiCOVID të Australisë pasi të mbërrijë atje muajin e ardhshëm për t’iu bashkuar gjyqtarëve të versionit australian të “The Voice”, shkruan “The Sun”.

 

 

Ky detyrim vjen pak kohë pasi Rita ishte cilësuar si “egoiste” nga policia londineze për shkak se kishte festuar ditëlindjen e saj të 30-të në një restorant në Londër.

Një burim i “The Sun”-it ka thënë se “është e qartë që kjo do të jetë e dhimbshme për Ritën, mirëpo ajo e di që duhet ta bëjë këtë si çdo kush tjetër”.