Me 28.09.2023 në fshatin Llaushë tek varrezat e lagjes Babaj ishin një grup luftetarësh Kroat të cilët bënë homazhe tek varri i ish bashkëluftetarit të tyre Xhavit Babaj, grupi i veteranëve të Kroacisë erdhën në menyrë të organizuar nga Tom Kaçinari kryetar i bashkësisë së shoqatave vullnetare të luftës atdhetare të Kroacisë dhe kryetari i shoqatës shqiptare të luftës atdhetare të Kroacisë Esad Çollaku.
Ardhja e luftetarëve nga shteti Kroat kishte për qëllim nderimin e bashkëluftetarit të tyre duke thënë
“Ne erdhëm këtu për të nderuar dhe mos e harruar bashkëluftetarin tonë i cili në luftën Kroate dha një kontribut të madh ku ishte i rreshtuar nga viti 1991 deri me 1995, Xhaviti ishte një kuntribues jo vetëm në luftë por edhe në paqe ku arriti te krijoj shokë miq dhe dashamirë në shtetin Kroat, andaj qëllimi i vizitës tonë ishte ta vizitojmë vendin ku ai pushon sot” Gjithashtu ata thanë “Ne nuk patëm mundësi t’ia dhurojmë atij këtë bluzë me emblemën tonë atëhere do t’ia dhurojmë trashegimtarit të tij që ta ketë kujtim, na vjen keq që bashkëluftetari jonë Xhavit Babaj nuk e pati mundësinë ta veshë këtë bluzë por ju si trashegimtar i tij me krnari do ta mbrani sikur ai që luftoi me krenari gjatë luftës së fundit në Kroaci.”
Ata bënë homazhe dhe mbajtën një minut heshtje tek varri i tij, në fund e falenderuan djalin e tij biznesmenin Niman Babaj për mikpritjen , njëkohësisht e ftuan ta vizitoj me shpesh Kroacinë. Djali i të ndjerit Nimani falenderoi grupin e luftetarëve dhe veteranëve Kroatë që ishin për vizitë tek varri i babit të tij. OkarinaPress