Nuk na ndodhur më parë por partia e Albin Kurtit po çuditë çdo kënd që ju ka besuar pa rezervë atyre. Një ndodhi tjetër që ka ndodhur ka qenë ajo e kandidimit të Beni Kizollit për kryetar të Qendrës së VV-së në Prizren.
Ish-drejtori në drejtori komunale të Prizrenit nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje!, Beni Kizolli, ishte futur në garë për të parin e kësaj Qendre.
Por nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook Kizolli ka reaguar lidhur me atë se çfarë ka ngjarë pas kandidimit të tij. Nëpërmjet një eliminimi klasik atë e thërrasin në telefon zyrtarë të VV-së të cilët e pyesin një pytje, përgjigja e së cilës e largoi nga gara për të parin e VV-së në Prizren.
Pytja ishte se a e përkrahë votimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës. Përgjigja nga Kizolli ishte që padyshim që e pëkrahë një Kod të tillë, kaq të rëndësishëm për qytetarët e Republikës, por asesi nuk përkrahë martesat e personave të së njëjtës gjini.
Kjo përgjigje ka bërë që Kizolli të mos merr përkrahjen e nevojshme nga VV-ja.
Partia e Albin Kurtit si kusht për të qenë përfaqësues i tyre ka vënë atë që ose duhet të jesh pjesë e këtyre grupeve ose duhet të përkrahësh ata. Por kjo nuk ishte e përmendur para zgjedhjeve. Albin Kurti kishte mashtruar në mënyrë tipike e klasike besimtarët mysliman. Atyre ju kishte premtuar se jo që nuk do të ndaloheshin vajzat me mbulesë të vijojnë mësimin por që do të luftohej edhe Islamofobia. Por Kurti duket që punët më mirë i ka me pjesëtarët e komunitetit LGBTIQ pavarësisht se janë më të pakët në numër, për Kurtin po dalin të jenë më të rëndësishëm!