Nis mbështetja e qytetarëve me pako ushqimore, përkrahen edhe nga Bekim Jashari

 

Pas katastrofës që ndodhi ditë me parë në Skenderaj, sot ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore për familjet e prekura.

Abdulla Gashi, asambleist në Kuvendin Komunal të Skenderajt ka marrë iniciativen për t’iu dalë në ndihmë banorëve të prekuar.

Për këtë iniciativë ai tregon që është mbështetur nga Bekim Jashari dhe qytetarë tjerë të vullnetit të mirë.

Postimi i tij i plotë:

“Me iniciativen qe mora mbreme per t’iu dale ne ndihme banoreve te prekur nga vershimet, mora mbeshtetje nga Bekim Jashari me 1000€, Arben Loshi, Qamil Gashi, Blerim Murtezi e disa te tjere, qe pas perfundimit do te publikoj listen.
Sot arritem ti dalim ne ndihme 47 familjeve te fshatit Tushile e Llaushe me pako ushqimore e higjienike.

Ne pergjithesi gjendja ishte katastrofike nga vershimet, Allahu iu ndihmofte!”