Ridvan Berisha: Presidente, e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq, shihemi në gjyq

news image

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se presidentja Vjosa Osmani Osmani dhe kabineti i saj janë të përfshirë në lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

Osmani tha se qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës.

Mirëpo, Berisha thotë se me atë u arrit marrëveshja për heqje të barrikadave në Veri të shtetit.

“Presidentja Osmani paska paralajmëruar padi kundër meje ndaj një informacioni mirë të bazuar që e bashkëndava me publikun ndërsa isha mysafir në Kanal 10 te Kushtrim B. Sadiku.

Ju e dini shumë mirë se keni ndërhy në rastin Pantiq dhe kështu u arritë edhe marrëveshja për heqje të barrikadave në veri të shtetit.

Nëse nuk e keni informuar kryeministrin Albin Kurti për këtë rast, atëherë ç’faj kam unë presidente Vjosa Osmani?

Presidente, mirupafshim në gjyq!”, ka shkruar Berisha.