Ndërrohet vendi i punës për katër zyrtarë të lartë

 

Katër vendime janë aprovuar në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar për transferimin në pozita të zyrtarëve të lartë drejtues.

Betim Reçica, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, transferohet në pozitën e kryeshefit në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Arton Berisha, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Administratës Publike, transferohet në pozitën e drejtorit të përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Kushtrim Cukaj, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Integrimeve Evropiane, transferohet në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

 

 

Hajriz Koca, ish-sekretar i përgjithshëm në ish-Ministrinë e Inovacionit, transferohet në pozitën e kryeshefit në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Me dy vendime të veçanta të miratuara nga kabineti qeveritar, ju është vazhduar mandati Ekrem Kastratit në pozitën e Kryeinspektorit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohëzgjatje katër (4) vjeçare dhe Fatos Qerimit mandati i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit gjithashtu në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh.

/RTV-Okarina/