Eshte e rendesishme te nderohemi dhe te kujtojme me respekt dhe admirim kontributin e te gjithe atyre qe kane sakrifikuar per lirine dhe pavaresine e vendit tone. Azgan Ali Shiqerukaj dhe te gjithe luftetaret e tjere te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UÇK) kane lene nje gjurme te pashlyeshme ne historine tone kombetare. Permes sakrificave dhe vendosmerise tyre, ata kane shenuar nje kapitull te rendesishem ne rrugen tone drejt lirise.
Nderimi dhe mirenjohja nga grupi Shqiponjat e Arta i keni shprehur Azganit nga Tropoja dhe familjes se tij Kujtimi dhe respekti per kontributin e tyre gjate luftes se Kosoves duhet te mbetet gjithmone gjalle ne mendjet tona, si nje frymezim per te mbajtur gjalle idealin e lirise,
Azgan Ali Shiqerukaj nga Shqipëria, në emër të humanizmit dhe solidaritetit, vendosi të ndihmonte këta luftëtar ,grupin Polacit Isuf Hoti, Qazim,Xani ,Sabit Koca, Admir veliqi Xhemali Koca, Agim,Hoti Esat Jashaeri dhe Bashkim Krolli
Ata shkuan përtej kufijve për të siguruar armë dhe municione për ushtarët e UÇK-së. Kjo nuk ishte një veprim i thjeshtë, pasi kishte rreziqe të mëdha për të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë operacione.
Shoqatat dhe organizatat qe shprehin mirenjohjen per luftetaret dhe kontributin e tyre jane nje pjese e rendesishme e procesit te mbajtjes gjalle te kujteses se luftes dhe te nderimit te atyre qe kane sakrifikuar per te. Permes nderimeve si keto, ne rrisim vetedijen tone per te kaluarin tone dhe kujdesemi per te ruajtur trashigimine e tyre per brezat e ardhshem./Okarina Press/