Mos e blini këtë lloj të salsices në market, përbën rrezik të lartë për shëndetin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka bërë të ditur se salsiçet Wudy, pas analizave laboratorike, përbën rrezik me ndikim serioz në shëndetin e njeriut.

Sipas AKU-së, ky njoftim ka ardhur nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë, ku analizat janë kryer në Itali dhe është konstatuar prania e bakterit “Listeria Monocytogenes STI55”

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu”, thuhet në njoftimin e AKU-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ky autoritet ka kërkuar kujdes nga konsumatorët, duke bërë thirrje që të mos konsumohen produktet Wudy dhe t’i kthejnë ato pranë subjekteve ku i kanë blerë.