Sipas komunikatës së kësaj shoqate, Ligji ka po ashtu mangësi duke filluar nga vlera e koeficientit, e cila siç thuhet, nuk dihet e deri te rangimi sipas meritave, gradave dhe punës.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të shoqatës sindikale të QKUK mbajtur me 06.09.2022,u vendos që të kërkohet rritje pagash preh 50 për qind sepse arsyet e me sipërme na bëjnë skeptik që ky projektligj mund të kalojë dhe aq më pak të fillojë implementimi i tij. Duke u nisur nga kjo logjikë e shëndoshë se rritje pagash s’ka pasur nga viti 2014 dhe për çdo vit kemi pasur rritje ekonomike (sipas statistikave zyrtare vitin e kaluar 10 për qind), e kur ja shtojmë kësaj edhe inflacionin zyrtar mbi 19 për qind, besojmë që kjo kërkesë është mjaft argumentuese”, thuhet në komunikatë.
Shoqata ka bërë të ditur po ashtu se në ditët në vijim do të ketë konsultime me anëtarësinë e gjerë brenda QKUK-së dhe shoqatat e tjera sindikale për të diskutuar lidhur me lëvizjet sindikale që do t’i ndërmarrin.
Një ditë pas fillimit të grevës së përgjithshme në arsim e administratë publike, e cila ka nisur më 25 gusht, kjo shoqatë ka dalë në mbështetje.
Sipas saj, kërkesat e tyre për rritjen e mirëqenies së punonjësve shëndetësor, janë injoruar nga qeveria aktuale.