Nepërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka treguar se sot ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme, për të ndihmuar sistemin për kryerjen e aktiviteteve të prokurimit ndërkombëtar.
Zemaj ka treguar se marrëveshja që në tërësi kap shifrën e 14 milionë eurove parasheh prokurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për ballafaqimin me COVID-19 si dhe intervenimet infrastrukturore detajet e së cilave do të definohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Për më shumë shikoni postimin e plotë.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3599811326732388