Gjendje e mjerueshme në Mitrovicë, aty ku po trajtohen të infektuarit më COVID 19!

Gjëndja dhe kujdesi ndaj pacienteve është njëra nga temat më të debatueshme në vëndin tonë, në veçanti vitin e fundit prej së po përballemi më virusin Covid 19, i cili e ka përfishirë të gjithë botën dhe kështu e ka rënduar sistemin shëndetësorë.

Në redaksinë e RTV-Okarina kanë arritur disa foto nga një qytetar, i cili shpreh pakënaqësi për gjëndjen dhe kujdesin që po iu ofrohet pacientëve me COVID 19, në piken e Qëndres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë- “Dr.Nexhat Çuni” apo siq njihet ndryshe “Shtëpia e Shëndetit në Mitrovicë”. Kjo pikë është caktuar që të merret vetëm më rastet që janë më COVID 19 dhe që kanë nevojë për trajtim ditor.

Ky qytetarë ka shprehur shqetësim edhe për orarin e shërbimit që po ofrohet në këtë pikë. Sipas tij, pacientët të cilët kanë nevojë t’a marrin infuzionin 2 herë në ditë nuk mund t’a marrin sepse kjo pikë punon vetëm 12 orë në ditë.