Është lëshuar në përdorim “Doktorim”, aplikacioni i cili na shërben neve si qytetarë për të gjetur mjekun e nevojave tona.
Pra, është një aplikacion i cili promovon doktorët e lëmive të ndryshme nëpërmjet të cilit pacientët do të kenë mundësi ta shikojnë mjekun si të bëjnë rezervime online.
Si pjesë e rëndësishme e aplikacionit është se secili pacient pas shërbimit ka mundësi ta vlerësoj mjekun, ky hap do të ndihmoj pacientët për identifikimin e doktorëve.
Te hapësira doktorët, janë të paraqitura të gjitha detajet e nevojshme, si arsimimi, eksperienca, shërbimet dhe orari i punës.
Aktualisht është lansuar dhe regjistrimi i pacientëve, që është falas dhe mund të identifikohen nëse plotësohet forma online, nëpërmjet Google dhe Facebook.
“Doktorim” mund të gjendet në Facebook, Instagram, webfaqe dhe në aplikacionet e AppStore e Play Store. Nëpërmjet këtyre aplikacioneve bëhet rezervimi i terminëve në kohë reale.
Aplikacioni është një produkt vendor i krijuar nga kompania Sidora. /Telegrafi/