E pabesueshme, shkuan në zonë malore, hasin në gjarprin gjigant (Video)

Një grup punonjësish në Republikën Dominikane, mbetën të habitur kur gjatë punimeve në një zonë malore hasën në një gjarpër gjigant.

Për ta nxjerr nga ajo zonë malore gjarprin, përdorën ekskavatorin pasi të paktën ishte tri metra dhe ngjante shumë me një piton, transmeton Telegrafi.

Në YouTube është shfaqur videoja që ka marrë miliona shikime, por po tentojnë të përcaktojnë se për çfarë lloji të gjarprit bëhet fjalë.

Disa konsiderojnë se bëhet fjalë për një “bollë” e tjetër mendojnë se është një lloj pitoni.

Sidoqoftë, ajo çfarë është më e rëndësishme se askush nuk është lënduar, kurse gjarpri është dërguar në një zonë larg punimeve ku po kryheshin.