Kompania KRM “Uniteti” aktiv në çdo kohë

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, është bërë e ditur që punëtorët e Kompanisë KRM “Uniteti”, menjëherë pas reshjeve të mëdha të shiut, ku me ç’rast janë krijuar edhe mbeturina të ndryshme, kanë vazhduar me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit të Mitrovicës, duke bërë fshirjen e rrugëve dhe trotuareve në pjesë të ndryshme të qytetit, aktivitet i cili ende vazhdon.

 

 

“Gjithmonë të përkushtuar ndaj jush”, është shkruar në postimin e bërë gjatë ditës së sotme, në faqen zyrtare të KRM “Uniteti”, në facebook.

/RTV-Okarina/