Donika Kadaj-Bujupi, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se gazi i hedhur në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës, por për ta mbrojtur atë nga Zajednica.
Kadaj-Bujupi ka thënë se moslejimi i kandidimit të deputetëve është vendim i pakuptimtë.
“Gazi lotësjellës në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës – ishte per ta mbrojtur atë nga Zajednica.
Gazi nuk ishte kundër njerëzve – ishte për t’i mbrojtur qytetarët nga pabarazia që krijohej me Zajednicën.
Gazin nuk e kishim kundër institucioneve – ishte pikërisht për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës.
Prandaj, edhe denimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qëllimi ishte politik.
Mos lejimin e kandidimit të kujtdo që është angazhuar me vetëmohim për mbrojtjen e Republikës, e kam të veshtirë ta kuptoj si mbrojtje e integritetit të institucionit. Në fakt është krejt e pakuptimtë” shkruan Kadaj-Bujupi në reagim.
/RTV-Okarina/